- Kalendar i avancuar
për rezervime - Instalohet dhe përdoret
shumë lehtë - Faturim i avancuar
- Menaxhon lehtë
klientët dhe dhomat - Ju caktoni privilegjet
e përdoruesve në sistem

Kalendar i avansuar për rezervime
KWHotel ka një ndër modulet më të anvancuara për të bërë rezervime, i cili njëkohësisht i paraqet ato në monitor në një mënyrë mjaft unike. Ai ju mundëson që ju ta përshtatni atë lehtësisht sipas nevojave tuaja dhe shaq të gjitha informacionet në lidhje me disponibilitetin e dhomave të hotelit në data të caktuara. Secili rezervim shënohet me një ngjyrë të caktuar në varshmëri të statusit që mban ai.
Të gjitha operacionet si Check in, Check out, anulimet e rezervimeve, pagesat etj., lehtësisht mund te realizohen përmes këtij kalendari.

Instalimi i programit dhe konfigurimi i tij do t'ju merr vetëm disa minuta. Por edhe nëse hasni në vështirësi, në web faqen tonë mund të gjeni udhëzime të detajuara. Gjithçka që duhet të bëni është që të shkarkoni programin tone për hotele, dhe po ju pëlqeu ai, pas 30 ditëve duhet vetëm të plotësoni një formular.
Përdorimi i programit tonë për Menaxhimin e Hoteleve është shumë i lehtë dhe recepsionisti do të jetë i aftë që ta përdor atë menjëherë. Edhe nëse hasni në vështirësi gjatë përdorimit të programit KWHotel, ekipi i kujdesit për klientin do t'ju ofroj ndihmë profesionale FALAS.

Faturim i avansuar
Ky program për menaxhimin e hoteleve tani ka edhe një modul të shkëlqyer për faturat. KWHotel jo vetëm që ju mundëson të mbani shënim për të gjitha dokumentet që ju do ti printoni, por njëkohësisht është i aftë që të shtyp edhe kupon fiskal, profatura dhe dokumente të ngjajshme kontabiliteti.
Ju do të habiteni se sa lehtë dhe pa mundim kryhet faturimi i klientëve. Vetëm shtypni emrin e shërbimit dhe KWHotel do ti mbush automatikisht të gjitha fushat tjera. Caktoni çmimin me ose pa TVSH dhe gjithcka vete do të kalkulohet. Një seri opsionesh tjera ju mundëson konfigurimin e pamjes dhe përmbajtjes të faturave. P.Sh., ju mund të vendosni logon e hotelit tuaj që të shtypet në secilin dokument, ose të ndryshoni mënyrën e numërimit të dokumenteve.

Menaxhon lehtë klientët dhe dhomat
Regjistrimi dhe kërkimi i klientëve është shumë i shpejtë. Nëse ju duhet që të shtoni një klient të ri në program, gjithçka që duhet të bëni është të shkruani emrin e tij, ndërsa fushat tjera mund ti plotësoni më vonë.
Dhomat mund të grupohen në disa kategori në varshmëri të kushteve që i ofrojnë. Në këtë mënyre ju mund të kryeni ndryshime në parametrat e tyre shumë shpejt. Gjithashtu programi ofron mundësinë që të caktoni çmime sezonale ose të ofroni paketa të caktuara për fundjavë.

Ju caktoni privilegjet e përdoruesve në sistem
Programi mund të përdoret nga një numër i pafund i përdoruesve, te cilët grupohen në katër kategori të ndryshme të privilegjeve, dhe në këtë mënyrë ne ju ofrojmë një siguri të lartë dhe pa shumë mundim.
Administratori ka të drejta të plota në të gjithë funksionet e programit. Recepsionisti nuk mund ti ndryshojë ose fshij dokumentet dhe rezervimet, dhe njëkohësisht nuk mund të gjeneron raporte. Recepsionisti me të drejta më të kufizuara nuk mund të fshij rezervime kur një pagesë për të është pranuar. Klientët mund që të shikojnë vetëm detajet e rezervimeve të tyre por nuk mund ti ndryshojnë ose fshijnë ato.

